Site icon Telegrafi

Trump përshëndet lirimin e pastorit amerikan nga Turqia

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se mendimet dhe lutjet e tij janë me pastorin amerikan, Andrew Brunson, i cili u la i lirë sot nga drejtësia turke.

“Shpresojmë që ai të vijë shëndoshë e mirë në shtëpi!”, shkruan Trump në Twitter.

Një gjykatë në Turqi hoqi sot arrestin shtëpiak dhe ndalimin për të udhëtuar që ishte vendosur kundër pastorit amerikan, Andrew Brunson.

Ai ishte akuzuar dy vite më parë me akuzën për spiunazh dhe terrorizëm, një arrestimi që shkaktoi një krizë diplomatike me Uashingtonin.

Exit mobile version