Telegrafi

Trump “përplasje” verbale me gazetaren

Presidenti amerikan Donald Trump e ka ndërprerë konferencën për gazetarë, pas një “përplasje verbale” që pati me një gazetare me prejardhje nga Azia, raporton The Guardian.

Gazetarja Weijia Jiang nga CBS News e kishte pyetur presidentin Trump se pse krizën aktuale po e cilëson si garë ndërkombëtare, kur kanë humbur jetën më shumë se 80 mijë amerikanë, transmeton Telegrafi.

“Ndoshta do të ishte mirë që këtë pyetje t’ia parashtroni Kinës”, është përgjigjur Trump gazetares që ka lindur në Kinë dhe që ka emigruar në SHBA kur ishte dyvjeçare.

“Mos më pyesni mua, këtë pyetje ia bëni Kinë, në rregull”, ka shtuar presidenti amerikan para dhjetëra gazetarëve tjerë, që ishin prezent në konferencën e organizuar në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

E kur Trump u mundua që fjalën t’ia japë gazetarëve tjerë, Jiang e pyeti se pse një përgjigje të tillë ia drejtori pikërisht asaj.

“Nuk po ia them askujt në veçanti, ia them kujtdo që e parashtron pyetjen”, ka shtuar Trump.

E kur një gazetare tjetër deshi ta merr fjalën që ishte shprehur e gatshme t’ia parashtroj dy pyetje, Trump refuzoi të përgjigjet.

“Por ju e drejtuan gishtin kah unë, më ftuat të ngritëm”, tha kjo gazetare e cila siç raportojnë mediat amerikane bëhet fjalë për gazetaren e CNN, Kaitlan Collins.

Aty filloi një situatë paksa e sikletshme dhe kështu Trump vendosi t’i jep fund konferencës për media, duke falënderuar gazetarët për prezencën e tyre. /Telegrafi/