Site icon Telegrafi

Trump përgënjeshtron serbët: Asnjë intervistë për bombardimet e NATO-s

Një zyrtar i fushatës së Donald Trump thotë se një revistë serbe ka fabrikuar një intervistë në të cilën kandidati republikan kërkon falje për bombardimet e NATO-s në Serbi gjatë vitit 1999.

Revista Nedeljnik ka lëshuar fragmente nga një intervistë me Trump nëpërmjet këshilltares Suzanne Ryder Jaworowski, në të cilën thuhet se Trump i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s, shkruan Politico.

Në ndërkohë,  vetë Jaworowski ka mohuar realizimin e një interviste të tillë. “Nuk ka patur asnjë intervistë të Trump për mediat serbe. Nuk e di nga ka dalë kjo, por unë personalisht nuk kam ndërmjetësuar asnjë intervistë të asnjë lloji dhe me asnjë gazetar serb”, thotë ajo.

Exit mobile version