Presidenti i sapo-zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ishte në mesin e shumë figurave të larta politike në rihapjen e Katedrales Notre Dame në Paris.
Ai gjatë kësaj vizite në fundjavë, është takuar edhe me princin William të monarkisë britanike.
Trump madje e ka përshkruar Princin e Uellsit si një “djalosh të pashëm” pas takimit me të në Paris.
“Ai dukej vërtetë, shumë i pashëm mbrëmë. Disa njerëz duken më bukur personalisht. Ai dukej për mrekulli. Dukej shumë bukur dhe ia thashë këtë atij”, deklaroi ai për New York Post.
Presidenti i ardhshëm i SHBA-s, deklaroi gjithashtu se dyshja kishin folur për gjendjen shëndetësore të anëtarëve të Familjes Mbretërore.
Katedralja e stilit gotik, Notre Dame, e cila u dogj para pak vitesh, në një incident që tronditi botën, e pati rihapjen madhështore fundjavën e kaluar. /Telegrafi/