Donald Trump të martën kërkoi një veprim të ashpër kundër siç ka thënë ai “kafshëve” pas sulmit të dyshuar terrorist në Londër, Britani e Madhe.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan, përmes një cicërime në Twitter të martën në Twitter ka shkruar: “Një tjetër sulm terrorist në Londër … Këto kafshë janë të çmendura dhe duhet të trajtohen me rezistencë dhe forcë!”.
Siç edhe ishte raportuar, një shofer është arrestuar me dyshime për akt terrorist pasi një veturë u përplas në barrierat e sigurisë jashtë Shtëpisë së Parlamentit në Londër, me shpejtësi të madhe të martën në mëngjes.
Sipas mediave, të paktën tre persona u plagosën kur Ford Fiesta goditi një grup të çiklistëve dhe këmbësorëve duke pritur që semaforët të ndryshonin.
Dëshmitarët thanë se vetura u “ngjit trotuarit” në anën e kundërt të rrugës, deri në 50mph dhe udhëtoi rreth 40 metra (130ft) para se të godiste një shtyllë anësore.
Zyrtarët policorë u futën për të arrestuar shoferin, duke e nxjerrë atë nga vetura me armë. /Telegrafi/