Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se administrata e tij ka arritur të mundësojë marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, pas konflikteve që kanë zgjatur me dekada mes këtyre dy vendeve.
Trump tha se marrëveshja e arritur sot mes palës kosovare dhe asaj serbe nuk është menduar se do të ndodh ndonjëherë, por se kjo marrëveshje do të shkojë mirë, pasi edhe SHBA-të do të punojnë bashkë me Kosovën e Serbinë dhe do të kenë bashkëpunim ekonomik.
“Kjo është me të vërtetë një ditë historike, një ditë e rëndësishme, në veçanti për një pjesë të bukur të botës. Jam i kënaqur që po njoftoj për një marrëveshje historike mes Kosovës e Serbisë, të cilat janë zotuar për normalizimin e ekonomisë, një pikë kjo shumë e rëndësishme në të cilën është punuar. Pas shumë vite, e në të vërtetë edhe dekada, pas shumë konflikteve të dhunshme e negociatave të dështuara, administrata ime ka propozuar një mënyrë të re për të thyer dallimet mes këtyre dy vendeve, duke u fokusuar në krijimin e një rruge ekonomike mes dy vendeve, diçka për të cilën askush nuk ka menduar se do të jetë e mundur, diçka e cila mendoj se do të shkojë shumë mirë dhe ne do të punojmë me ta, në bashkëpunim ekonomik”, tha Trump.
Po ashtu, përmes llogarisë së tij në Twitter, Trump ka uruar krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për marrëveshjen e nënshkruar sot.
Another day everyone thought would be impossible! Congratulations to @predsednikrs Vucic of Serbia and PM @Avdullah Hoti of Kosovo on committing to #EconomicNormalization! This is a major step forward…
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 4, 2020
“Edhe një ditë, që të gjithë menduar se do të ishte e pamundur. Urime presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për nënshkrimin e marrëveshjes së normalizimit ekonomik. Ky është një hap i madh përpara”, shkruan Trump në Twitter.
Në një tjetër postim, Trump ka shkruar se “Për të sjellë paqe e prosperitet në Ballkan dhe në botë. Jam krenar që u kamë ndihmuar këtyre udhëheqësve”.
President @realDonaldTrump just announced a historic breakthrough between Serbia and Kosovo! pic.twitter.com/ePVbnAHvMB
— The White House (@WhiteHouse) September 4, 2020