“Kur presidenti Donald Trump tha të dielën se kishte mendime të dyta për përshkallëzimin e luftës tregtare me Kinën, ai donte të thoshte se dëshironte që të kishte ngritur tarifat për Pekinin edhe më shumë”. Kështu u shpreh Shtëpia e Bardhë në një njoftim.
Trump i cili njoftoi tarifa më të larta për mallrat kineze javën e kaluar, ngriti vetullat gjatë një takimi me kryeministrin britanik, Boris Johnson, në G7 kur ai u përgjigj në mënyrë pozitive për pyetjet e reporterëve nëse kishte ndonjë mendim të dytë për lëvizjen e tarifave.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham kërkoi të shpjegojë vërejtjen.
“Përgjigja e tij është keqinterpretuar. Presidenti Trump u përgjigj në mënyrë pozitive, sepse ai shpreh keqardhje për mos ngritjen e tarifave edhe më shumë” tha ajo në një deklaratë.
Ndryshe, duke folur pas një takimi të mëngjesit me Johnson, ka premtuar një marrëveshje “shumë të madhe” tregtare me këtë vend. /Telegrafi/