Telegrafi

Trump: Pas pandemisë, ekonomia do rikthehet më e fortë

Presidenti Donald Trump thotë se pasi të kaloj COVID-19 dhe të jetë i sigurt rikthimi në punë, ekonomia amerikane do të jetë “përsëri e shkëlqyeshme”.

Trump dhe këshilltarët e tij argumentojnë se, “ne mund t’ia rifillojmë aty ku ndaluam”.

“Ekonomia ra, por pastaj prodhimi do të kthehet shpejt në nivelet e para krizës dhe rritja do të vazhdojë si më parë”, tha ai.

Familjet amerikane nuk kanë rezerva financiare për t’u marrë me rrethana të paparashikuara do të rrisin kursimet e tyre.

Bizneset nuk do të investojnë në zgjerimin e kapaciteteve derisa të jenë të sigurta se virusi nuk do të kthehet.

Lajmi i mirë është se shpenzimet publike mund të zëvendësojnë shpenzimet private që janë humbur. Me normat e interesit në nivele fundore, SHBA ende ka hapësirë ​​fiskale, megjithë deficitin e saj të lartë. /Telegrafi/