Site icon Telegrafi

Trump parashikon lehtësimin e taksave për biznesin pas përhapjes së Coronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se administrata e tij do t’i kërkojë Kongresit të kalojë lehtësimin e taksës së pagave dhe masa të tjera të shpejta.

Këto masa pritet të propozohen të martën nga vetë Trump.

“Nëse ka mbyllje të restoranteve, ndalimit të aktiviteteve publike, konventave apo dhe takimeve, kjo do të ndikojë në pronën dhe financat e qytetarëve”, tha Kathleen Clark, një avokat i etikës në Shkollën e Ligjit të Universitetit në Uashington.

Ndërkohë, gjatë të martës ka pasur raportime se vetë Trump i është nënshtruar analizave për Coronavirusin, pasi ai dyshohet se udhëtoi me një person të infektuar. Por, Shtëpia e Bardhë e ka mohuar një gjë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version