Site icon Telegrafi

Trump paralajmëron: Në kufijtë me Meksikën do t’i dërgojmë 15 mijë ushtarë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar sot se numri i ushtarëve që do të vendosën në vijat kufitare SHBA-Meksikë, mund të arrijë shifrën e 15 mijë trupave.

Gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se në kufij do të vendosen nga 10 deri në 15 mijë ushtarë, të cilët do t’ju asistojnë patrullave kufitare, shërbimit të imigracionit si dhe doganës, transmeton Telegrafi.

Qëllimi sipas presidentit amerikan, është parandalimi i futjes së kolonave të gjata të emigrantëve që vijnë nga Amerika Qendrore. Këto kolona të gjata aktualisht janë duke u gjendur rreth 1,600 kilometra nga vija kufitare.

Ai shtoi se SHBA-të do të jenë të “gatshme”, dhe se emigrantët nuk do të mund të futen në vendin e tij.

Deri më tani policët kufitarë në pikën SHBA-Meksikë, janë ndihmuar nga 2,100 pjesëtarë të Gardës Nacionale, derisa Pentagoni ka njoftuar se atyre mund t’ju bashkëngjiten edhe 5,200 tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version