Site icon Telegrafi

Trump paralajmëron Kinën lidhur me tarifat tregtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pret një marrëveshje të mirë me Kinën mbi tregtinë, por paralajmëroi se mund të vendosë tarifa të tjera prej miliarda dollarë, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Në një intervistë për FOX News, Trump tha se ai mund të bëjë një marrëveshje, por shtoi se Kina nuk është ende gati.

Sipas raportimeve, Uashingtoni po përgatitet që të lajmërojë tarifa në të gjithë pjesën e mbetur të importeve nga Kina në fillim të muajit dhjetor, nëse dështojnë bisedimet e muajit të ardhshëm mes Trump dhe presidentit kinez, Xi Jinping.

Trump dhe Xi Jinping pritet të marrin pjesë në samitin e G20-së në Buenos Aires muajin e ardhshëm, ku do të bisedojnë për tregtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version