Telegrafi

Trump paguan tre milionë dollarë për rinumërim të pjesshëm të votave në Wisconsin

Presidenti Donald Trump do të kërkojë një rinumërim të pjesshëm të votave në shtetin e Wisconsinit, të cilin rivali i tij, Joe Biden parashikohet ta fitojë me një diferencë prej 20 mijë votash.

Disa orë para se të mbaron afati, fushata e republikanit tha se duan një rinumërim në qarqet e Milwaukeet dhe Danet, duke pretenduar parregullsi, raporton foxnews.

Lexo po ashtu Presidenti Trump shkarkon kreun e agjencisë për sigurinë e zgjedhjeve

Zyrtarët shtetërorë thanë se ata kishin marrë tre milion dollarë nga fushata e presidentit aktual për të mbuluar kostot e rinumërimit, transmeton Telegrafi.

Një rinumërim në të gjithë vendin do t’i kushtonte fushatës rreth 7.9 milionë dollarë.

Trump ende refuzon të pranojë rezultatin zgjedhor dhe vazhdon të bëjë pretendime të pabazuara për mashtrim “masiv” të votuesve.

Lexo po ashtu Trump refuzon një tranzicion të qetë të pushtetit te Biden: Çfarë kishte ndodhur në tri raste të tjera të ngjashme në histori të Amerikës

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, një demokrat, parashikohet të ketë fituar votën e popullit me më shumë se 5.6 milionë vota – 3.6 për qind – megjithëse disa vota ende janë duke u numëruar. Në sistemin e kolegjit zgjedhor amerikan që vendos presidencën, ai ka 306 vota kundrejt 232 të Trumpit. /Telegrafi/