Site icon Telegrafi

Trump padit ish-avokatin e tij Michael Cohen për më shumë se 500 milionë dollarë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka paditur ish-avokatin e tij Michael Cohen për më shumë se 500 milionë dollarë, sipas një dosjeje në gjykatën federale në Florida të mërkurën.

Padia vjen pasi Cohen, dikur “ndreqësi” besnik i Trump-it, dëshmoi para një jurie të madhe në Manhattan që më vonë e paditi Trumpin për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, duke shënuar herën e parë në historinë e SHBA-së që një ish-president akuzohet për një krim, transmeton Telegrafi.

Trump, i cili synon të kandidojë në vitin 2024 për zgjedhjet e ardhshme, u deklarua i pafajshëm në atë më 4 prill kur doli para një seance gjyqësore. Cohen është gati të jetë një dëshmitar i rëndësishëm në çdo gjyq eventual në këtë rast, i cili përqendrohet rreth një pagese për mbyllje goje që bëri ai para zgjedhjeve të vitit 2016 ndaj një ylli pornografik që thotë se ka fjetur me Trumpin.

Padia, e paraqitur në një gjykatë federale në Florida të mërkurën, akuzon Cohen për përhapjen e informacionit të rremë rreth Trumpit dhe shkeljen e detyrimeve të tij kontraktuale ndaj ish-presidentit në deklaratat publike të Cohen, libra të botuar, seri ‘podkaste’ dhe paraqitje të tjera në media. /Telegrafi/

Exit mobile version