Telegrafi

Trump padit gazetarin pasi e quajti milioner

Trump pretendon se reputacioni i tij është dëmtuar dhe se ka humbur shumë mundësi biznesi për shkak të kësaj historie.

Një gjykatëse tha se do të vendoset brenda dy muajsh nëse çështja do të pushohet ose do të shkojë në gjyq. Gazetari, që aktualisht është redaktor i "New York Times", tha se nuk kishte qëllime dashakeqe.

Në padinë e tij, Trump thotë se pasuria e tij është vështirë të llogaritet, pasi ajo ndryshon për shkak të ulje-ngritjeve në tregje, qëndrimeve dhe ndjenjave.

"S’mund t’i tregosh një gazetari se po varfërohesh. Nëse do të ndodhte kjo, s’do më pëlqente ta komentoja", ka thënë biznesmeni.

Avokati i gazetarit tha se duke përfshirë pasurinë e Trump, ai do të tërhiqte vëmendjen dhe do të shiste më shumë libra.

Ai ka shtuar se Trump s’mund ta provojë se gazetari ka shpifur dhe se ai ka humbur në biznes për shkak të tij.