Site icon Telegrafi

Trump nuk u përgjigjet gazetarëve, madje me njërin prej tyre edhe i “zgjatën fjalët”! (Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference për media e cila kishte të bënte me dhunën në Virgjinia kishte ardhur deri tek një “konflikt” me gazetarët.

Pas pjesës zyrtare të fjalës së tij, përcjell Telegrafi, në të cilën ai ka thënë se “racizmi është gjë e keqe”, disa gazetarë u përpoqën për të bërë pyetje, por kjo nuk ndodhi.

Lexo po ashtu Pamje të tmerrshme të kapura nga droni: U vërsul me veturë në drejtim të turmës - vdes një, lëndohen 19 të tjerë (Video, +18)

Gazetari: Zoti President, në qoftë se ne mund të bëjmë disa pyetje?

Trump: Mua më pëlqejnë lajmet e vërteta, jo të rrejshme. Ju jepni lajme të rrejshme!

Gazetari: Zoti President, ju nuk keni përhapur shumë dezinformata?

Kjo ishte pyetja pas së cilës Tramp u largua nga aty.

Këtë gjest të radhës së presidentit Trump, disa media e kanë vlerësuar si një “konfirmim se marrëdhënia e tij me anëtarët e shtypit nuk është një nga talentet më të mëdha të tij”. /Telegrafi/

Exit mobile version