Site icon Telegrafi

Trump nuk ndalet, thotë se Amerika duhet ta rrisë arsenalin e saj bërthamor

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Amerika duhet të rrisë kapacitetin bërthamor.

“Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë dhe të zgjerojnë shumë kapacitetin nuklear deri në një kohë kur bota t’i thërrasë mendjes për rëndësinë e armëve nukleare”, ka shkruar Trump në një postim në Twitter.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër për planin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version