Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka të dhëna të regjistruara të bisedimeve me ish-shefin e FBI-së, James Comey, raporton sot agjencia Bloomberg, duke cituar një person të njohur me çështjen.
Disa ditë pas shkarkimit të Comey, Trump kishte shkruar më 12 maj në Twitter, se ish-shefi i FBI-së më mirë do të ishte që të shpresojë të mos ketë “regjistrim të bisedimeve ndërmjet tyre”.
Ligjvënësit po hetojnë përfshirjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe kanë kërkuar nga Shtëpia e Bardhë nëse ka regjistrime të tilla, shkruan Reuters.