Site icon Telegrafi

Trump: Nuk ka të ardhme ekonomike për Korenë e Veriut deri sa merret me armë bërthamore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump | Foto: Tasos Katopodis/Getty Images/Guliver

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, tha se Koreja e Veriut nuk ka ndonjë të ardhme ekonomike me armë bërthamore.

Pentagoni konfirmoi se SHBA dhe Koreja e Jugut kishin janë pajtuar të përfundonin stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë.

“Koreja e Veriut ka një të ardhme të pabesueshme dhe të shkëlqyeshme ekonomike nëse ata bëjnë një marrëveshje, por nuk kanë ndonjë të ardhme ekonomike nëse kanë armë bërthamore”, tha Trump.

Ai shtoi se marrëdhënia me Korenë e Veriut dukej se ishte “shumë, shumë e fortë”.

Sipas një deklarate, shefi i Pentagonit, Patrick Shanahan, foli me homologun e tij të Koresë së Jugut dhe ata ranë dakord të përshtatin programet e tyre të trajnimit.

“Të dy bënë të qartë se vendimi i Aleancës për të përshtatur programin tonë të trajnimit reflektonte dëshirën tonë për të zvogëluar tensionin dhe për të mbështetur përpjekjet tona diplomatike për të arritur denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean në një mënyrë përfundimtare, plotësisht të verifikuar”, tha Pentagoni, përcjell Telegrafi.

Ushtria e Koresë së Jugut lëshoi një deklaratë të ngjashme duke konfirmuar gjithashtu plane për t’i dhënë fund ushtrimeve ushtarake të përbashkëta të pranverës.

Përfaqësuesi Special për Çështjet e Paqes dhe Sigurisë të gadishullit korean, Lee Do-Hoon, planifikon ta vizitojë SHBA-në në javën e ardhshme për të takuar zyrtarë amerikanë për të diskutuar takimin e dytë ndërmjet dy vendeve si dhe axhendën e ardhshme.

Pentagoni tha se SHBA dhe Koreja e Jugut kishin rënë dakord për “stërvitjet e sapo dizajnuara të Komandës së Postës dhe programet e rishikuara të trajnimit në terren”.

Stërvitja ‘Dong Maeng’ është modifikuar nga ushtrimet e mbajtura më parë, Key Resolve dhe Foal Eagle dhe do të përqendrohen në aspekte strategjike, operacionale dhe taktike të operacioneve të përgjithshme ushtarake në gadishullin korean. /Telegrafi/

Exit mobile version