Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se nuk ndihet i shqetësuar rreth lëshimeve të fundit të raketave nga Koreja e Veriut.
Ai tha se ishte i bindur se udhëheqësi i vendit Kim Jong Un do të mbante premtimet që kishte bërë.
“Koreja e Veriut lëshoi disa armë të vogla, të cilat shqetësuan disa nga njerëzit e mi, por jo mua. Kam besim se Kim do të mbajë premtimin që më ka dhënë”, tha ai në Twitter.
North Korea fired off some small weapons, which disturbed some of my people, and others, but not me. I have confidence that Chairman Kim will keep his promise to me, & also smiled when he called Swampman Joe Biden a low IQ individual, & worse. Perhaps that’s sending me a signal?
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 26, 2019
Trump është aktualisht në Japoni në një vizitë shtetërore, ku do të flasë edhe për këtë çështje.
Presidenti Trump nuk pati ndonjë marrëveshje paqeje me Kim Jong Un në takimin e dytë që patën në fillim të këtij viti, por ata kanë krijuar marrëdhënie të jashtëzakonshme personale, pavarësisht veprimeve të Koresë së Veriut, që të tjerët e konsiderojnë provokative.
Great morning of golf with Prime Minister @AbeShinzo at Mobara Country Club in Chiba, Japan! pic.twitter.com/EZeJ8znS51
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 26, 2019
Trump pritet të diskutojë rreth shqetësimet për programet bërthamore të Koresë së Veriut me kryeministrin japonez, Shinzo Abe gjatë qëndrimit të tij në Tokio. /Telegrafi/