Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh i indinjuar për hetimet e shumta për çështjen ruse, duke konfirmuar se nuk ekziston asnjë provë për bashkëpunim të tij me Rusinë.
“Pas shtatë muajve hetime dhe seancash dëgjimore të komisioneve lidhur me bashkëpunimin tim me Rusinë, askush nuk ka qenë i aftë të tregojë ndonjë provë”, ka shkruar Donald Trump në një mesazh në rrjetin social “Twitter”.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpërndarë dje një sërë mesazhesh në Twitter pas zbulimit nga “Washington Post”, sipas të cilave prokurori special, Robert Mueller po heton tashmë për një pengim të mundshëm të drejtësisë nga presidenti amerikan.
“Çështja ruse ka prekur tashmë rrethin e presidencës. Hetuesit e FBI janë përqendruar në financat dhe çështjet e Jared Kushner, dhëndri dhe bashkëpunëtori i afërt i presidentit”, sipas “New York Times”.