Donald Trump u bë kryetemë mbrëmë vonë, nga ultimatumi për pengjet e Hamasit dhe tarifat e çelikut deri tek zbulimi se kishte folur me Xi Jinping, presidentin kinez.
Ai gjithashtu diskutoi për JD Vance, zëvendëspresidentin e tij, në një intervistë me Fox News.
I pyetur nëse e sheh Vance si pasuesin e tij në zgjedhjet presidenciale të 2028-ës, Trump u përgjigj: “Jo, por ai është shumë i aftë”, transmeton Telegrafi.
“Unë mendoj se keni shumë njerëz shumë të aftë. Deri më tani mendoj se ai është duke bërë një punë fantastike. Është shumë herët, ne sapo po fillojmë”, shtoi Trump.
Ndryshe, Trump paralajmëroi tarifa të reja për alumin dhe çelik, ku shumë liderë botëror reaguan ndaj kësaj mase të paralajmëruar. /Telegrafi/