Telegrafi

Trump nuk dëshiron që një aktiviste me ngjyrë të jetë në kartëmonedhën 20 dollarëshe (Video)

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, ka kundërshtuar vendimin e autoriteteve amerikane që një aktiviste me ngjyrë siç është Harriet Tubman, ta zëvendësoj ish-presidentin amerikan Andrew Jackson në kartëmonedhën 20 dollarëshe.

Trump e ka quajtur vendimin e Ministrisë së Financave të Shteteve të Bashkuara, një akt të “korrektësisë të pastër politike”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se më me dëshirë do të linte Jackson-in në kartëmonedhën 20 dollarëshe, kurse portretin e Tubman do ta vente në një kartëmonedhë tjetër.

“Mund të prodhojmë kartëmonedhë prej dy dollarëve apo ndonjë tjetër”, ka shtuar Trump. /Telegrafi/