Site icon Telegrafi

Trump nuk brengoset për rritjen e çmimit të naftës: Nuk është rritur shumë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka minimizuar efektet e rritjes së çmimit të naftës pas sulmit mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, duke thënë se çmimet nuk janë rritur edhe aq shumë, shkruan Reuters.

“Çmimet nuk janë rritur shumë, por ne kemi rezerva të naftës që janë në sasi të mëdha dhe mund t’i përdorim. Megjithatë ka disa vende që mund të preken më shumë nga kjo rritje e çmimit”, ka deklaruar Trump pas bisedës me Salman bin Hamadom al-Kaif në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Bursat në mbarë botën janë ballafaquar me rënie të aksioneve pas sulmeve mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, duke bërë që çmimi të rritet dukshëm brenda pak orëve.

Kujtojmë që sulmet në Arabinë Saudite kanë shkaktuar edhe anulime dhe ndërrim oraresh të porosive të naftës, kurse përgjegjësinë për sulmet i ka marrë organizata Huthi nga Jemeni, derisa SHBA-të për këto sulme po akuzojnë vazhdimisht Iranin. /Telegrafi/

Exit mobile version