Telegrafi

Trump nominon John Ratcliffe në krye të inteligjencës amerikane

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se kongresisti John Ratcliffe është kandidati i tij për të shërbyer si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare. 

Në këtë pozitë për momentin është ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell, por është vetëm si ushtrues detyre, sepse ai më herët ka deklaruar se nuk është i gatshëm t’a pranojë këtë post, transmeton Telegrafi.

Presidenti Trump përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se ai është i lumtur të nominojë kongresistin Ratcliffe si Drejtor të Inteligjencës Amerikane.

 

Ju mund t’a kujtoni që Ratcliffe ishte shpallur si kandidati i Trumpit për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare korrikun e kaluar, për të pasuar Dan Coats, por në atë kohë kishte shumë kundërshtime nga republikanët, dhe më pas u detyrua të tërhiqte nominimin. /Telegrafi/