Konventa e Partisë Republikane po mbahet aktualisht në Wisconsin dhe Donald Trump, kandidati i partisë për president të Shteteve të Bashkuara, zgjodhi kandidatin e tij për zëvendëspresident në të.
Bëhet fjalë për J.D. Vance, një senator nga shteti i Ohios, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave amerikane, senatori Marco Rubio dhe guvernatorët e Dakotës së Veriut, Doug Burgum dhe Virginias, Glenn Youngkin, kaluan në “finalen” e zgjedhjeve.
Megjithatë, në fund, Trump zgjodhi J.D. Vance, guvernatorin 39-vjeçar të Ohios. Por kush është ai dhe qfarë dihet për të?
Trump picks @JDVance1 as his running mate.
Who is the man who could be vice president? He has a remarkable political journey.
Here is his Senate campaign launch video pic.twitter.com/0CcpXakXqj
— Mark Stone (@Stone_SkyNews) July 15, 2024
James David Vance ishte një kritik i ashpër i Donald Trump në 2016 – tani ai po konkurron me të njëjtën biletë.
Publikisht, ai e quajti Trumpin një “idiot” dhe “të qortueshëm”, ndërsa privatisht e krahasoi atë me Adolf Hitlerin.
“Vazhdojë të mendoj se Trump është një budalla cinik si Nixon, i cili nuk do të ishte aq i keq (dhe mund të jetë edhe i dobishëm), ose se ai është Hitleri i Amerikës”, i shkroi ai privatisht një bashkëpunëtori në Facebook në 2016.
Por është bërë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të Trump, dhe ndërsa disa demokratë thonë se është oportunizëm, shumë nga këshilltarët e tij e shohin transformimin e tij si të vërtetë.
JD Vance: Project 2025 has good ideas in it pic.twitter.com/ZMGPMZKZ0Q
— Biden-Harris HQ (@BidenHQ) July 15, 2024
Bindjet politike të Vance janë një përzierje e izolacionizmit dhe populizmit ekonomik, në kundërshtim me gardën e vjetër të Partisë Republikane, ku sundojnë skifterët e politikës së jashtme dhe ungjilltarët e tregut të lirë.
Senatori 39-vjeçar i Ohios kundërshton me zë të lartë ndihmën e SHBA për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.
Ai pajtohet me pretendimet e Trump se tregtia e lirë zbrazi Amerikën e mesme duke shtypur prodhimin vendas, dhe se liderët e vendit ishin shumë të shpejtë për t’u përfshirë në luftëra të huaja.
Vance gjithashtu minimizoi sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e Trump. /Telegrafi/