Presidenti amerikan Donald Trump, ka nominuar Amy Coney Barret, favoriten e konservatorëve social, që të jetë anëtarja më e re e Gjykatës së Lartë, shkruan BBC.
Trump e bëri publik vendimin në Shtëpinë e Bardhë, duke konfirmuar para mediave raportimet për përzgjedhjen e tij që ishte përfolur gjatë ditës, transmeton Telegrafi.
Gjykatësja Barret do ta zëvendësojë liberalen Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë më 18 shtator si pasojë e një sëmundje të rëndë – kanceri.
Nominimi i saj do të nxit “një luftë” në Senat, në kohën kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Anëtaret e Gjykatës të Lartë nominohen nga presidenti amerikan, dhe duhet të aprovohen nominimet nga Senati amerikan. /Telegrafi/