Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se personat transgjinorë nuk mund të shërbejnë “në asnjë formë” në ushtri.
Përmes një postimi në Twitter, përcjell Telegrafi, Trump ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë pasi është konsultuar ekspertët ushtarakë.
Administrata e ish-presidentit Barack Obama kishte vendosur vitin e kaluar që tu lejonte njerëzve transgjinorë që të shërbejnë në ushtri.
Por, në fillim të këtij muaji, sekretari i Mbrojtjes, James Mattis kishte rënë dakord për shtyrjen e rekrutimit të njerëzve transgjinorë.
Gjithsesi, disa republikanë thuhet se e kanë kundërshtuar një vendim të tillë të presidentit Trump. /Telegrafi/