Telegrafi

Trump nis të bëhet i dashur me komunitetet, e fillon me atë hindu (Video)

Sa më shumë po  afrohet dita e zgjedhjeve për president të SHBA-së, kandidati republikan, Donald Trump, po ndryshon qëndrim.  

Në mesin e shumë ndryshimeve në qëndrime, është edhe në raportin e tij me grupet e ndryshme të komuniteteve amerikane.

Nëse deri para disa ditësh, Trump thoshte se SHBA-ja duhet të mbyllë kufijtë për të huajt, ai tani ka nisur t’i dojë ata, transmeton lajmi.net.

Një prej këtyre komuniteteve është edhe ai Hindu.

Gjatë fjalimit të tij elektoral në Indiana, Trump madje tentoi të flasë edhe gjuhën hindu, duke u thënë të pranishmëve, se nëse zgjidhet President, ata mund të llogarisin se kanë një mik shumë të madh në Shtëpinë e Bardhë.

“Indiano-amerikanë përbëjnë përqindjen më të lartë të atyre që shkollohen”, tha Trump, transmeton lajmi.net.

Ai lavdëroi ndihmën e Indisë dhënë SHBA-së për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit.

“ne do të mundim islamin radikal. E kur të jem President, do të jemi krah për krah me Indinë”.

Ai tha se India është një çelësi strategjik në rajon dhe vendi më i madh demokratik.