Site icon Telegrafi

Trump nis fushatën për mandatin e dytë

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij edhe për një tjetër mandat në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan u bëri thirrje mbështetësve që ta mbajnë në pushtet edhe për 4 vite të tjera.

Presidenti republikan konfirmoi rikandidimin e tij para mijëra mbështetësve në një tubim në Florida, ndërsa e quajti shtetin si “shtëpia e dytë”.

Trump bëri njoftimin duke akuzuar demokratët se po përpiqeshin të përçanin vendin.

Presidenti u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Melania, e cila tha se do ishte shumë e ngazëllyer nëse do ishte Zonja e Parë për 6 vite të tjera.

Trump i përshkroi kundërshtarët e tij si një “turmë radikalësh të majtë”, që sipas tij do të sillnin socializmin në SHBA.

“Një votë për çdo demokrat në vitin 2020 është një votë për rritjen e socializmit radikal dhe shkatërrimin e ëndrrës amerikane”, tha ai.

Ai vlerësoi gjithashtu ekonominë, kritikoi hetimin e Mueller për marrëveshjen ndikimin rus në fushatën zgjedhore të 2016, dhe u referua mediave që mbulonin ngjarjen si “lajm i rremë”. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version