Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, për faktin se gjatë një konference për shtyp me presidentin finlandez Sauli Niinistö ka ngatërruar dy gazetaret e huaja bionde.
Pasi i është përgjigjur pyetjes së gazetares së parë finlandeze, gazetarja tjetër i ka drejtuar një pyetje presidentit finlandez, ku në një moment Trumpi e ngatërroi atë me të parën.
Ai i është drejtuar homologut të tij finlandez duke i thënë “a do t’i përgjigjesh gazetares së njëjtë”.
Por, presidentit Niinistö reagoi shpejt duke thënë se në Finlandë kanë shumë bionde, dhe nuk bëhet fjalë për personin e njëjtë.
Gazetarja e parë bionde ishte Paula Vilen nga televizioni publik finlandez, e cila e pyeti Trumpin lidhur me atë nëse Rusia përbën kërcënim.
Ndërkaq gazetarja e dytë e cila dhjetë minuta më vonë e pyeti Trumpin, është Maria Annala, gjithashtu gazetare finlandeze. /Telegrafi/