Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se Uashingtoni ka identifikuar “52 pozicione iraniane” që do të sulmojë “shumë shpejt dhe shumë fuqishëm”.
Sipas Trumpit, këto pozicione do të nëse Teherani kryen ndonjë sulm në caqet amerikane, si shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.
“Irani po flet me shumë guxim për sulmet ndaj disa aseteve të SHBA-së në shenjë hakmarrjeje për shkak se ne vramë liderin e tyre të terrorizmit, i cili sapo kishte vrarë një amerikan dhe plagosi disa të tjerë, për të mos përmendur edhe njerëzit e tjerë që ai kishte vrarë gjatë jetës së tij, përfshirë edhe kohëve të fundit qindra protestues iranianë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.
Trump shtoi se Qasem Soleimani, që u vra nga një sulm me dron i kryer nga SHBA-ja, teksa po udhëtonte në Irak më 3 janar, kishte sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad dhe po “përgatiste sulme të tjera në lokacione të ndryshme”.
….targeted 52 Iranian sites (representing the 52 American hostages taken by Iran many years ago), some at a very high level & important to Iran & the Iranian culture, and those targets, and Iran itself, WILL BE HIT VERY FAST AND VERY HARD. The USA wants no more threats!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 4, 2020
“Irani, viteve të fundit ka sjell vetëm probleme. Le të shërbejë si PARALAJMËRIM se sulmet e Iranit ndaj çdo amerikani apo aseteve amerikane, ne kemi 52 lokacione iraniane (që përfaqësojnë 52 amerikanë të marrë peng nga Irani shumë vite më parë), disa në nivel shumë të lartë dhe të rëndësishëm për Iranin dhe kulturën iraniane”, tha Trump.
Trump shkroi se “këto caqe edhe vetë Irani, do të kryhen sulme shumë të shpejta dhe të fuqishme. SHBA-ja nuk do më kërcënime”.
Referenca e Trumpit për pengjet amerikane, i referohet marrjes nën kontroll të ambasadës amerikane në Teheran më 1979 nga revolucionarët iranianë, ku 52 amerikanë u mbajtën peng për 444 ditë. /Telegrafi/