Site icon Telegrafi

Trump: Nëse më mohojnë nominimin do të ketë trazira

Kandidati Republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sot se do të ketë trazira në rast se udhëheqja e Partisë Republikane përpiqen t’ia mohojnë atij nominimin.

Trump ka thënë se numrin e nevojshëm të delegatëve për të fituar emërimin e Partisë do ta fitoj para konventë republikane, në të cilën do të përcaktohet nominimi, por shtoi se “do të ketë probleme të mëdha” nëse liderët e Partisë Republikane përpiqen që me manovra të ndryshme, të parandalojnë kandidaturën e tij presidenciale, transmeton Telegrafi.

Kundërshtarët e Trump në Partinë Republikane, tani shpresojnë në të ashtuquajturën “bashkërendim” (ndërmjetësim) të Konventës, më saktësisht në situatën ku askush nuk do t’i ketë 1.237 delegatët e nevojshëm, në mënyrë që marrëveshjet e ndërsjella të elitës së partisë të përcaktojnë se kush do të jetë kandidat. /Telegrafi/

Exit mobile version