Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka bërë thirrje për shkatërrimin e Iranit.
Ai këtë e ka bërë përmes rrjeteve sociale duke iu rikthyer kohëve kur ishte shef në Shtëpinë e Bardhë.
“Nëse ata vrasin presidentin Trump, që është gjithmonë një mundësi, shpresoj që Amerika do ta shkatërrojë Iranin, do ta fshijë nga faqja e dheut”, shkroi ai në Truth Social.
“Nëse nuk ndodh, liderët amerikanë do të konsiderohen frikacakë ‘të pashpirt’”, shtoi 78-vjeçari.
Së bashku me komentin, ai ndau një video të shkurtër në të cilën kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paraqet komplotet e supozuara iraniane kundër Trumpit në Kongres amerikan.
Njoftimi i Trumpit kujtoi një episod të diskutueshëm në vitin 2019, kur, si president, ai kërcënoi të “shkatërronte” Iranin nëse vendi sulmonte “çdo gjë që është amerikane”.
Mediat amerikane raportuan javën e kaluar se Shërbimi Sekret Amerikan kishte rritur sigurinë për republikanin, pasi autoritetet mësuan për një komplot iranian për ta vrarë atë, megjithëse nuk lidhej me tentativën e fundit ndaj tij për të vrarë, në të cilën një 20-vjeçari amerikan e plagosi në veshë gjatë një tubimi me mbështetësit në Pensilvania. /Telegrafi/