Site icon Telegrafi

Trump nënshkruan urdhrin për ndërtimin e murit me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sot ka nënshkruar urdhrin, për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën, në gjatësi prej 3200 kilometrash.

Qëllimi i ndërtimit të murit është ndalimi i kalimit të paligjshëm të kufirit nga emigrantët dhe ndalja e sulmeve në qytetet që gjenden pranë kufirit.

Ndërtimi i murit ishte njëri nga premtimet që Trump kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore dhe për çka pas zgjedhjes së tij për President, shumë meksikanë protestuan kundër fitores së tij.

Exit mobile version