Site icon Telegrafi

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që ndalon policët të ushtrojnë ngufatjen e të arrestuarve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv i cili ndalon policët të ushtrojnë ngufatjen e të dyshuarve gjatë arrestimeve, për shkak të vdekjes së George Floyd.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi u bë i ditur nga vet presidenti Trump, i cili tha se veprimi i forcave të rendit mund të ushtrohet vetëm nëse jeta e një polici është në rrezik.

“Si pjesë e këtij procesi, ngufatja do të ndalohet, përveç nëse jeta e oficerëve është në rrezik. Lidhur me këtë rast unë bisedova edhe me të gjitha departamentet kompetente dhe të njëjtit u pajtuan me këtë vendim”, ka thënë Trump.

Dekreti do t’u jepet departamenteve të policisë në një përpjekje për ta ndaluar brutalitetin e oficerëve si dhe të ofrohet siguria e njerëzve në vend.

Reformat për sjelljen e policisë u kërkuan nga protestues të ndryshëm të cilat u ngjallën si pasojë e vdekjes së George Floyd, ky i fundit vdiq pasi një oficer amerikan i vendosi gjurin në qafë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version