Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka thënë sekretarit të tij se po humbet kohë në përpjekjet për të negociuar me Korenë e Veriut mbi programin e saj bërthamor.
“Ruaje energjinë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet të bëhet!” ka shkruar Trump në twitter.
Tillerson të shtunën tha se Koreja e Veriut nuk kishte interes për dialog, transmeton KosovaPress.
Të dyja vendet janë lëshuar në një retorikë të nxehtë gjatë muajve të fundit.
SHBA dëshiron që Koreja e Veriut të ndalë programin e saj të armëve, e cila kryer teste të përsëritura të raketave dhe më 3 shtator testin e një bombe hidrogjeni.
Por përpjekjet në dialog duket të jenë në kundërshtim me qëndrimin e Presidentit Donald Trump për këtë çështje.
Të dielën ai foli për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un:
“I thashë Rex Tillerson, sekretarit tonë të mrekullueshëm të shtetit, se po humbet kohë duke u përpjekur të negociojë me ‘Little Rocket Man’.