Telegrafi

Trump në sulm: Publikon “pamjet kur godet Hillaryn me një top golfi dhe e rrëzon përtokë”! (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump të dielën në profilin e tij në Twitter ripublikoi pamjet GIF, në të cilat ai shihet duke e goditur me top golfi, ish-rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton.

Pamjet, siç edhe mund të vërehet janë të përpunuara, për t’i bërë ato të duken sikur Klinton është goditur në shpinë me një top të golfit, para rënies së saj.

Postimi erdhi derisa Trump po përgatitet të nisej në Nju Jork për një raund kritik të diplomacisë me udhëheqësit botërorë në Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu, ai vjen edhe në kohën kur Klinton u risoll në qendër të vëmendjes ndërsa promovoi librin e saj të ri, “What Happened”, në lidhje me fushatën 2016, duke ringjallur kritikat më të ashpra të Trump dhe mbështetësve të tij dhe duke rindezur debatin për humbjen mahnitëse dhe të paparashikuar. /Telegrafi/