Site icon Telegrafi

Trump në kundërshti me Kongresin: Masakra e Armenisë nuk ishte gjenocid

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai nuk i konsideron vrasjet masive të armenëve në 1915 si një gjenocid, duke kundërshtuar një votë unanime nga Senati amerikan.

Votimi historik javën e kaluar zemëroi Turqinë, e cila gjithmonë ka mohuar se vrasjet kanë qenë një gjenocid.

Armenia thotë se 1.5 milion njerëz u vranë në përpjekje për të zhdukur grupin etnik. Vrasjet ndodhën në ditët në rënie të Perandorisë Osmane, pararendësi i Turqisë moderne, përcjell tch.

Në vazhdën e dy votimeve javën e kaluar në SHBA për të njohur masakrat si gjenocid – një fitore simbolike e shumëpritur për armenët – presidenti i Turqisë Recip Tayip Erdogan kërcënoi të mbyllte bazën ajrore të Incirlik, e cila është me vend në Turqi dhe strehon armë bërthamore të SHBA.

Erdogan gjithashtu tha që ai mund të mbyllte bazën e radarit të Kurecik si një kërcënim për sanksionet amerikane të vendosura mbi Turqinë pas ofensivës së saj të fundit ushtarake në Siri.

Ai i quajti votat – të njohura si rezoluta të thjeshta – “të pavlera” dhe “fyerje të mëdha” për turqit.

Nga ana tjetër kryeministri armen, Nikol Pashinyan, përshëndeti rezolutat e Kongresit dhe Senatit si “një hap të guximshëm për t’i shërbyer të vërtetës dhe drejtësisë historike”.

Exit mobile version