Site icon Telegrafi

Trump ndryshon mendje: Karantina nuk është e domosdoshme në Nju Jork

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tashmë ka ndryshuar mendje, kur është fjala për të vendosur shtetin e Nju Jorkut në karantinë.

Presidenti Trump më herët kishte njoftuar se një karantinë është shumë e mundur të vendoset në Nju Jork, në mënyrë që të ndalë aq sa mundet përhapjen e Covid-19, transmeton Telegrafi.

Mirëpo Trump tashmë ka thënë se masa e karantinës për Nju Jorkun “nuk është e domosdoshme” pasi guvernatori shtetëror ka thënë se marrja e këtij vendimi do të ishte “absurde”.

Trump ka thënë se vendimi i fundit është marrë me rekomandim të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për coronavirusin.

Aktualisht në Nju Jork është thënë të jenë prekur më shumë se 59,000 persona nga kjo sëmundje.

Ky vend ka më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve që janë konfirmuar me Covid-19 në gjithë SHBA-në. /Telegrafi/

Exit mobile version