Telegrafi

Trump ndërprenë intervistën, publikon në Twitter pamje të gazetares: Nuk mbante maskë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump në mënyrë të befasishme ka ndërprerë intervistën që po e jepte në televizionin CBS News apo në “60 Minutes”, duke mos u rikthyer për të realizuar një video me zëvendëspresidentin Mike Pence, pretendojnë burime të afërta me ngjarjen, shkruan CNN.

Pas 45 minutave filmime në Shtëpinë e Bardhë, Trump kishte ndërprerë videon me gazetaren Lesely Stahl, duke theksuar se beson që CBS ka mjaftueshëm material, transmeton Telegrafi.

Presidenti më vonë kishte akuzuar gazetaren Stahl se nuk kishte bartur maskë mbrojtëse, dhe ka publikuar një video të shkurtër ku ajo shihet pa maskë derisa ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Personi i afërt me ngjarjen ka deklaruar për CNN se videon që e ka shpërndarë presidenti Trump në Twitter, shfaq Stahl me producentët pasi që Trump ndërpreu intervistën, ku Stahl nuk kishte arritur të rikthehet të marrë gjërat e saj personale.

Sipas këtij burimi, gazetarja kishte maskë mbrojtëse në momentin që është futur në Shtëpinë e Bardhë e deri të fillimi i intervistës. /Telegrafi/