Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump la të kuptohet se për herë të parë mund të vizitojë trupat amerikane në Afganistan.
Duke ua përcjellë mesazhin e Festës së Falënderimeve trupave në Afganistan, përmes një telekonference, përcjell gsh, Trump i tha një koloneli: “Do t’ju takoj kur të vini në SHBA, ose ndoshta do t’ju shoh atje”.
I pyetur më pas nga gazetarët nëse do të udhëtojë në Afganistan, Trump tha: “Në kohën e duhur do të bëjmë ca gjëra shumë interesante”.
Presidentët e mëparshëm amerikanë i kanë vizituar vazhdimisht trupat e tyre në zonat e luftës. Gati dy vjet në presidencë, Trump është kritikuar që nuk e ka bërë ende një udhëtim të tillë.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14000 trupa në Afganistan, që shërbejnë në kuadër të një misioni trajnues dhe këshillues të NATO-s.