Site icon Telegrafi

Trump: Mund të ndërpresim të gjitha marrëdhëniet me Kinën

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se mund të shkurtojë marrëdhëniet bilaterale me Kinën, mes tensioneve tregtare dhe akuzave për trajtimin e saj të pandemisë coronavirus, e cila shpërtheu në vend në fund të vitit 2019.

“Ka shumë gjëra që mund të bëjmë, ne mund të shkurtojmë tërë marrëdhënien”, tha ai në një intervistë për Fox News, i pyetur për hakmarrje të mundshme kundër Pekinit, transmeton Telegrafi.

Kina, një fuqi botërore në rritje, ishte deri pak muaj më parë partneri kryesor tregtar i Shteteve të Bashkuara. Sipas Trump, këputja e lidhjes do të ishte pozitive për ekonominë e Amerikës së Veriut.

Presidenti theksoi marrëdhëniet e tij të mira me homologun e tij Xi Jinping, por shprehu edhe brengosjen e tij: “Tani nuk dua të flas me të”.

Përhapja e coronavirusit filloi në Wuhan dhe po përhapet në heshtje ndërsa Uashington dhe Pekini nënshkruan një marrëveshje tregtare ‘Faza 1’ të përshëndetur nga presidenti republikan si një arritje e madhe.

Sipas marrëveshjes së ‘Fazës’ 1 të nënshkruar në janar, Pekini u zotua të blinte mallra dhe shërbime shtesë amerikane me të paktën 200 miliardë dollarë gjatë dy viteve, ndërsa Uashingtoni ra dakord të hiqte tarifat për mallrat kineze. /Telegrafi/

Exit mobile version