Qeveria e SHBA-ve mund të përgatitet për të bombarduar objektet bërthamore të Iranit qysh në muajin e ardhshëm, thonë burimet e larta të sigurisë australiane.
Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, ka qenë transmetuesi kombëtar i vendit, ABC, që ka thënë se Donald Trump mund të jetë ‘gati’ për të urdhëruar një sulm në vendin e Lindjes së Mesme – duke cituar zyrtarët e lartë anonimë.
Por kryeministri australian Malcolm Turnbull ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se ishte vetëm një ‘spekulim’.
“Historia në ABC, e cila citon burime të larta të qeverisë australiane, nuk ka përfituar asnjë konsultim me mua, ministrin e jashtëm, ministrin e mbrojtjes apo shefin e forcës mbrojtëse”, ka thënë Turnbull për ABC Radio.
Pretendimet vijnë pasi presidenti amerikan bëri një paralajmërim për Iranin, paralajmërim që e “theksoi” me shkronja të mëdha.
“Për presidentin iranian Rouhani: Kurrë, Kurrë mos kërcënoni SHBA-të ose do të do të përballeni me pasojat, të cilat nuk kanë ndodhur ndonjëherë në të gjithë historinë…”.
Një reagim i tillë i tij kishte ardhur pasi që Rouhani kishte paralajmëruar Trumpin “për miratimin e një politike armiqësore kundër Iranit”.
“Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e të gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, kishte thënë ai, sipas mediave shtetërore.
Ndryshe me ardhjen në pushtet Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje bërthamore afatgjatë me Iranin. /Telegrafi/