Donald Trump ka mohuar raportimet se ka planifikuar të shpall fitoren përpara se rezultatet përfundimtare të konfirmohen zyrtarisht.
Trump u tha të besuarve se do të shpallë fitoren “nëse duket sikur ai është përpara” në shtetet kryesore, njoftoi faqja e internetit e lajmeve amerikane Axios, duke cituar tre burime anonime.
Presidenti hodhi poshtë pretendimin të së dielës, por u ankua për mundësinë e pritjes së rezultateve “për një periudhë të gjatë kohe pas zgjedhjeve”, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se është e tmerrshme që nuk mund t’i dimë rezultatet e zgjedhjeve natën e zgjedhjeve”, tha Trump, raporton BBC.
Nuk është e pazakontë që rezultatet të deklarohen në ditët pas zgjedhjeve presidenciale në disa shtete, veçanërisht ato ku numërimi fillon në ditën e votimit.
Për shkak të rritjes së votimit përmes postës, kandidat i cili del në epërsi përmes votimit të rregullt, ka mundësi të humb në fund të zgjedhjeve.
Gjatë gjithë fushatës, Trump ka ngritur shqetësime në lidhje me mashtrimin e votuesve dhe legjitimitetin e fletëvotimeve me postë, pa cituar ndonjë provë.
Nëse rezultati është i afërt në disa shtete, luftimet ligjore për numërimin e fletëve të votimit janë një mundësi reale. /Telegrafi/