Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka ndërprerë intervistën në CBS me fjalën ‘mjaft’, pas disa pyetjeve që i janë bërë për ish-Presidentin Obama.
Trump tha se Obama ishte ‘president shumë i mirë’, por që refuzoi të përgjigjet për akuzat që i kishte bërë për përgjim.
“Merre si të duash”, iu përgjigj Trump gazetarit.
“Ju nuk keni nevojë të më pyesni mua. Unë kam mendimin tim, ju tuajin”, tha Trump.
“Por unë dua të di mendimin tuaj pasi jeni president i Amerikës”, u përgjigj gazetari, përcjell oranews.al.
“Mjafton. Faleminderit shumë”, tha Trump duke u larguar nga intervista.