Telegrafi

Trump merr pjesë në Samitin G20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të marrë pjesë në Samitin G20 që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë më 7 dhe 8 korrik, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Njoftimi u bë pas një bisede telefonike që Presidenti Tump zhvilloi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën u dakordua që të merr pjesë në Samit, transmeton KosovaPress.