Telegrafi

Trump mendon se do të fitonte Çmimin Nobel, “nëse do të ndahej në mënyrë të drejtë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë interesante që ka të bëjë me fituesit e Çmimit Nobel.

Në këtë drejtim, Trump ka pretenduar se nëse një çmim i tillë do të ndahej në mënyrë të drejtë, ai do të ishte gjithashtu një nga fituesit, përcjell Telegrafi.

Një deklaratë të tillë presidenti amerikan e ka bërë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Mendoj se do ta merrja çmimin Nobel për disa çështje, por nëse do ta ndanin në mënyrë të drejtë, gjë që nuk ndodh”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu ka ironizuar me faktin se fitues i këtij çmimi është edhe ish presidenti amerikan, Barack Obama.

Sipas Trump, Obama e mori këtë çmim aq herët sa që sipas tij, “as ai vet nuk e dinte pse e fitoi”. /Telegrafi/