Telegrafi

Trump “mbron” madhësinë e penisit të tij (Video)

Kandidati për President nga radhët e republikanëve, Donald Trump, u tregua shumë i hapur të enjten mbrëma.

Trump, në debatin e mbrëmshëm është mburrur me madhësinë e organit gjenital të tij, transmeton Klan Kosova.

Këto komente ai i bëri pas deklaratave të Marco Rubin i cili bëri shaka për madhësinë e duarve të Trump.

“Ju e dini se çfarë thuhet për meshkujt me duar të vogla”, tha Trump duke lënë të kuptohet se këtë deklaratë ai e lidhi me një shaka të pistë.

“Shikoni këto duar, a janë të vogla? Ai iu referua duarve të mija – e nëse ato janë të vogla, atëherë edhe diçka tjetër duhet të jetë e vogël”, u shpreh Trump duke ngritur duart para publikut.