Telegrafi

Trump mbështet Roy Moore, akuzohet për ngacmimet seksuale

Në prag të zgjedhjeve në Alabama, presidenti amerikan Donald Trump regjistroi një mesazh audio në mbështetje të kandidatit republikan për senatin, i akuzuar për abuzime seksuale.

Mesazhi i publikuar nga ekipi i fushatës së Roy Moore, numri një i Uashingtonit theksoi se agjenda e tij nuk do të zbatohej nëse Moore do të humbiste. Kreu i Shtepisë së Bardhë po përdor të gjithë ndikimin e tij politik në favor të gjykatësit, i cili garon përballe demokratit Doug Jones.

Trump i mëshon faktit se republikani i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat e disa grave për ngacmime seksuale, përgjithësisht në kohën kur ato ishin adoleshente. Zgjedhjet e së martës mund të ndryshojnë balancën e pushtetit në senat para zgjedhjeve të mesit të mandatit për Kongresin.

Një grua pretendon se Moore e kishte ngacmuar kur ajo ishte 14 vjeç, ndërsa një tjetër thotë se burri ka dashur ta përdhunojë. Gjatë një manifestimi te mbajtur mbrëmjen e se hënës, republikani ripërsëriti qëndrimin e tij, duke pyetur perse akuzueset kishin pritur 40 vjet para se te ngrinin akuzat.

Duke folur krah ish kryestrategut të Trumpit, Steve Bannon, përpara një turme e cila thërriste slogane pro tij, Moore citoi shpesh Biblen, transmeton tch. Trump e mbështetin 70 vjecarin edhe gjate një aktiviteti ne Florida ditën e premte, ndërsa shume republikane të tjerë si lideri i shumicës në senat Mitch McConnell, e kane distancuar veten nga kandidati i partisë.