Telegrafi

Trump mban fjalimin e fitores, por shihni si vuante djali i tij (Video)

Tanimë presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, menjëherë pas daljes së rezultateve nga të cilat u vërtetua se ai do të jetë presidenti i ardhshëm, mbajti një fjalim para simpatizantëve.

Mirëpo, ndonëse ai ishte i ngazëllyer, djali i tij, 10-vjeçari Barron, dukej se po vuante shumë gjatë fjalimit të babait të tij, përcjell Telegrafi.

Së paku në bazë të asaj që shihet në video, duket se Barron po vuante nga pagjumësia, dhe se po përpiqej që të qëndronte në këmbë. /Telegrafi/